Prizren: Gruaja ia kafshon veshin burrit

Kafshon veshinNë rrugën “Mehdi Bardhi” në Prizren, mbrëmë, pas një mosmarrëveshjeje në mes burrit dhe gruas, ka plasur sherri i cili ka eskaluar në lëndim trupor.

Sipas hetimeve fillestare që policia e Prizrenit i ka kryer në vendin e ngjarjes, thuhet se në një moment kritik, gruaja e sulmon burrin duke e kafshuar në veshin e majtë dhe për këtë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal.

Pas trajtimit në emergjencë, bashkëshortët janë intervistuar nga polici primar i dhunës familjare për t’i kuptuar shkaqet e mosmarrëveshjes.

Ndërkaq, prokurori i shtetit ka urdhëruar që rasti të procedohet me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Lajmet e Fundit