Një muaj paraburgim për Nebih Salihun nga Prizreni

Gjykata themelore ne prizrenGjykata Themelore në Prizren,ka caktuar një muaj paraburgim Nebih Salihut nga Prizreni.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale të mbajtjes në pronësi, kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve .

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 14.12.2014 në ora 20:30, dhe do të zgjasë deri me datën 14.01.2015”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
“I pandehuri dyshohet se me datën 14.12.2014, rrethe orës 19:00, në Prizren në rrugën “Edit Durhan” me qëllim të frikësimit përdor armën e zjarrit në vende, ku frekuentojnë njerëz gjatë natës, pasi që i pandehuri për shkak të një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarin S.M. rrethe një borxhi, kishte hyrë nga marketi në shtëpinë e tij dhe nga ballkoni i katit të epërm të shtëpisë, ka shkrepur me armë në drejtim të qiellit duke shkaktuar rrezik të madh për jetën e njerëzve të cilët kanë qenë duke frekuentuar në atë kohë”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

Hapet aplikimi për 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, Murati jep detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e punëtorëve të sektorit privat. Në njoftim është bërë me...

Lajmet e Fundit