Kuçi: Do t’ua kthej qytetarëve besimin në drejtësi

Kuci-hajredin5-30Edhe për katër vjet sa Hajredin Kuçi, do ta udhëheq Ministrinë e Drejtësisë, premton se do t’ua kthej qytetarëve të Kosovës, besimin tek sistemi i drejtësisë.

Këtë premtim, Kuçi, e ka thënë gjatë takimit që ka pasur me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracy Ann Jacobson, e cila kishte shkuar për t’i uruar mandatin e ri si ministër i Drejtësisë.

Në një njoftim për media të kësaj ministrie, thuhet se Kuçi, ka thënë se gjatë këtij mandati të ri do të angazhohet në funksionalizimin e plotë të gjyqësorit dhe ngritjen e efikasitetit dhe profesionalitetit, me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve tek sistemi i Drejtësisë në Kosovë.

“Do të vazhdojmë përkushtimin tonë për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, si në aspektin e proceseve të Integrimit Europian dhe në konsolidimin e mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përfshirë këtu edhe integrimin e serbëve të veriut në një sistem unik gjyqësorë të Kosovës”, ka thënë Kuçi.

Kuçi theksoi se, deri tani fokus i Ministrisë së Drejtësisë ka qenë krijimi i infrastrukturës ligjore, me fokus kryesorë në çështjet penale, ndërsa tani e tutje fokus kryesorë do të jetë ngritja e efikasitetit të punës, shpejtësisë së procedimit të rasteve nëpër gjykata dhe rritja e llogaridhënies së sistemit gjyqësorë ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kuçi shtoi se gjatë këtij mandati, prioritet për Ministrinë e Drejtësisë do të jenë çështjet civile dhe pronësore, duke përfshirë këtu edhe draftimin e Kodit Civil dhe legjislacionit të fushën e të drejtave pronësore.

Nga ana tjetër, Ambasadorja Jacobson, thuhet ta ketë ritheksuar mbështetjen e Ambasadës dhe SHBA-vë për sistemin e Drejtësisë në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të legjislacionit që tani më është në fuqi, dhe ngritjes së efikasitetit dhe llogaridhënies së gjyqësorit.

Kuçi gjithashtu, shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me ambasadën Amerikane dhe programet tjera të SHBA-vë në Kosovë, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit dhe garantimit të kushteve më të mira ligjore për qytetarët e Kosovës.

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit