Naser Berisha zëvendëson Masar Shalën

naser berisha pdkNaser Berisha nga PDK-ja, do të zëvendësojë Masar Shalën në Asamblenë Komunale të Prizrenit. Ai është emëruar dje edhe nga Komisioni Zgjedhor i Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Masar Shala, në shtator të këtij viti,pat ndërruar jetë në Tiranë.
Shala pas përfundimit të luftës ka qenë përfaqësues i asamblesë në të gjitha legjislaturat e Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Tre muaj pas vdekjes, KQZ, dje ka marrë vendim për zëvendësimin e tij në Asamblenë Komunale në Prizren. Ai do të zëvendësohet nga Naser Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit