Asnjë ngushëllim për fëmijën e mbytur nga qentë!

qent endacakAsnjë zyrtar nuk i dërgoi të paktën një telegram ngushëllimi familjes rome, fëmija e së cilës vdiq nga kafshimi i qenve endacakë.

Vogëlushi pesëvjeçar, Driton Jashari, ka vdekur të mërkurën nga kafshimi i qenve endacakë në Fushë Kosovë. Rreth orës 13 e 12 minuta, në rrugën “Shefki Kuleta”, në Fushë Kosocë, në lagjen e romëve tek Banesat e Bardha, ai u sulmua nga një grup i qenve pranë kontejnerëve të mbeturinave, shkruan “Zëri”.

Por, as një ditë më pas, të enjten, askush nga krerët e institucioneve nuk e ndëshkoi këtë rast të rëndë, qoftë dhe me një deklaratë ngushëlluese për familjen.Po edhe rrugicat e Prishtinës në orët e vona të natës, tash fshehin grupe qensh. N.Sadiku rrëfen për “Zërin” se para një muaji teksa po kthehej për në banesën e tij, në ndërtesat e kompleksit ‘Qafa’, kishte para një grumbull qensh që kishin rrëzuar përtokë dhe po sulmonin një njeri. “Vrapova pa menduar se mund të jem dhe unë në rrezik, u tmerrova kur i pash gjithë ata qen mbi trupin e një njeriu. Ishte një qytetar rreth të 40-ve, por me gjithë moshën dhe fuqinë ishte dorëzuar para gjithë atyre qenve, që madje edhe e kishin rrëzuar përtokë”. /Zëri/

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit