16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Grabovci: Zëvendësministrat javën e ardhshme, do të jenë më pak se 70

Adem Grabovci-pdk14Nënkryetari i PDK-së dhe shef i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Adem Grabovci, ka thënë se javën e ardhshme do të funksionalizohet Qeveria e Kosovës me emërimin edhe të zëvendësministrave nga PDK, LDK dhe minoritetet.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së ka treguar se nuk do të jenë as 100, as 70, por më pak zëvendësministra, që do të emërohen në kabinetin e ri qeveritar.

“Ende nuk është diskutuar në Kryesi të Partisë për emërimin e zëvendësministrave”, ka thënë Grabovci, për Express.

Sipas tij PDK, LDK dhe minoritetet do të diskutojnë gjatë ditëve në vazhdim për funksionalizimin e plotë të Qeverisë.

“Ende nuk është diskutuar për numër të saktë. Por, nuk do të jenë 70 zëvendësministra. Javën e ardhshme do të kompletohet Qeveria edhe me emërimet e Zëvendësministrave. Nuk mund të shtyhet më shumë se edhe javën e ardhshme”, ka thënë Grabovci, për Express.

Qeveria e re është votuar më 9 dhjetor të këtij viti dhe ende nuk janë emëruar Zëvendësministrat dhe as anëtarët e Kabinetit të Kryeministrit.

Qeveria e Isa Mustafës është më e madhja prej pasluftës me 21 ministri dhe dy zëvendëskryeministra. Me marrëveshjen PDK-LDK parashihet të emërohen së paku edhe nga dy zëvendësministra një nga LDK e një nga PDK. Në disa Ministri do të jenë edhe nga tre Zëvendësministra, që do të jenë nga Minoritetet. Aktualisht, Kosova nuk ka Ligj për Qeverinë dhe Kryeministri nuk kufizohet në numrin e Ministrive dhe as të vartësve të tjerë të Qeverisë. /Express/

Më Shumë

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare shkrimtarja kanadeze dhe fituesja e çmimit Nobel, Alice Munro

Autorja kanadeze, Alice Munro, fituese e çmimit Nobel për Letërsinë në vitin 2013, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Munro shkroi tregime të shkurtra për më...

Lajmet e Fundit