Ja me çfarë po kënaqet ish Kryeministri Thaçi

Thaci14-12Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, duket që edhe më tutje argëtimin e tij të vetëm po e gjen duke postuar në FB e tij materiale krejtësisht triviale.

I frikësuar se po ngelet në harresë, Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po lëviz gur e dru që të fitojë vëmendje.

Ai më herët e ka plasuar në faqën e tij në FB, një postim, me të cilin njofton se një ‘blog’ i tij qenka botuar në faqën e Universitetit britanik, LSE.

Ja çfarë thotë ai në postimin e tij:

“Universiteti i njohur britanik LSE ka botuar një blog timin në faqet zyrtare universitare ku kam përshkruar fokusin e politikës ndërkombëtare të Kosovës në vitet e ardhshme. Ju ftoj të lexoni këtë shkrim me titull “Udhërrëfyesi i ri i politikës së jashtme të Kosovës”.

Një ish Kryeministër, ose një Ministër i Punëve të Jashtme, nuk do të duhej të kënaqej me gjëra të tilla. Për shkrime të tyre, kujdesen nëpër botë gazetat më renome. Por me gjasë, raportet e Thaçit me gazeta që merren me çështje të tilla, nuk janë në nivelin më të mirë të mundshëm./Express/

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit