Kuçi e Meucci flasin për drejtësinë

ku-ccedil-i-e-meucci-flasin-p-euml-r-drejt-euml-sin-euml_hdMinistri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim shefin e EULEX-it, Gabriele Meucci, me ç’rast diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht në sistemin e drejtësisë.
Vëmendje i është kushtuar reformave në infrastrukturën ligjore, bashkëpunimin e mëtutjeshëm në mes të institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it si dhe bashkërendimin e aktiviteteve, procesin e liberalizimit të vizave dhe pallatin e drejtësisë.

Ministri Kuçi theksoi se, gjatë këtij mandati fokusi qendror do të jetë në ngritjen e efikasitetit të gjyqësorit dhe çështjet civile, andaj është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim dhe koordinim në të gjitha fushat e drejtësisë me institucionet përkatëse dhe EULEX-in.

Edhe shefi i ri i EULEX-it, Meucci, është shprehur i kënaqur për bashkëpunimin e shkëlqyer që ka pasur EULEX me Ministrinë e Drejtësisë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me qëllim të forcimit të mëtutjeshëm të sundimit të Ligjit në Kosovë.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për vazhdimin e punës së Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit dhe përgatitjet për Dialogun e Strukturuar me BE, si aktivitete të rregullta ndër institucionale. /telegrafi/

Më Shumë

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat. Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mjetet financiare...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit