AAK nis reformat e brendshme partiake

ramush haradinaj me strukturen e partiseKryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka diskutuar për zhvillimet e brendshme dhe procesin e ndryshimeve të paralajmëruara ditë më parë nga kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, bën të ditur përmes një komunikate Departamenti për Marrëdhënie me Publikun.

Në takimin e gjerë të të gjitha strukturave vendimmarrëse e politikëbërëse të partisë, Kryesia e AAK-së votoi themelimin e disa grupeve punuese që do të veprojnë në kuadër të këtij procesi të reformës së thellë dhe përmbajtësore brenda partisë, thuhet në komunikatë.

Kryesia e AAK-së, po ashtu, konstatoi se reforma e brendshme e domosdoshme, është e rëndësisë së veçantë për fuqizimin e mëtejmë të rolit opozitar të Aleancës, si faktor kyç i mbrojtjes dhe artikulimit të interesit qytetar të Kosovës, në sfidat e mëtejme para nesh

Më Shumë

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit