30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Studentët duhet të vazhdojnë vitin sipas KMDLNj-së

KMDLNJ-logoKëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, vlerëson se studentët Belinda Shatri, Arlind Zeqiri, Diellza Kllokoqi dhe Ermir Halili, duhet të vazhdojnë studimet në Mjekësi.

Sipas KMDLNJ-së ata duke dhënë përgjigje të sakta i kanë fituar pikët e nevojshme për t’u regjistruar në Mjekësi ndërsa gabimin që është bërë gjatë përpilimit të pyetjeve bie mbi autoritetet zyrtare.

Këta studentë kanë mbetur pa u regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë për shkak të gabimeve që janë bërë gjatë vlerësimit të përgjigjeve të tyre, e që sipas KMDLNj-së duhet të vijojnë studimet në të kundërtën, këto institucione do të llogariten si shkelëse të drejtave të njeriut dhe me këtë rast, pastaj thuhet se do të duhej të merren gjykatat përkatëse.

“Pas shqyrtimit të kërkesës së studentëve bërë KMDLNj –së dhe dokumentacionit tjetër dëshmues është fare e qartë se studentët në fjalë, MASHT-i pas përgjigjes së dhënë nga Komisioni profesional i Departamentit të Kimisë të FSHMN –së u jep të drejtë nxënësve që janë ankuar në bazë të të cilit rektori i Universitetit “Hasan Prishtina” prof.dr. Ramadan Zejnullahu nxjerr vendim nr.2/867 të datës 11/12/2014 që studentët në fjalë të regjistrohen si studentë të rregullt në Fakultetin e Mjekësisë drejtimi Mjekësi në vitin 2015/2016. Kjo nënkupton se këta katër studentë do të regjistrohen me automatizëm pasi që duhet të humbin një vit akademik, pa fajin e tyre”, thuhet në një komunikatë për medie të KMDLNj-së.

KMDLNj kundërshton të gjitha regjistrimet me automatizëm dhe pikërisht për këtë arsye ka kundërshtuar pranimin me automatizëm të listës së kandidatëve të OVL të UÇK-së.

Studentët që kanë kërkuar përkrahje nga KMDLNj, në komunikatë thuhet se i plotësojnë kushtet për regjistrim të rregullt dhe nuk duhet ta humbin vitin për shkak të lëshimeve të autoriteteve zyrtare që janë përgjegjëse për vlerësim të drejtë prandaj ata duhet të vijojnë ligjëratat dhe ushtrimet në semestrin e dytë ndërkaq që duhet të merren në përgjegjësi ata që po ua shkelin të drejtat elementare të njeriut këtyre studentëve, të drejtën për arsim e cila parashihet në të gjitha dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut.

Më Shumë

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Lajmet e Fundit