11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

A do t’i bashkohet Ardian Shala partisë së Vjosa Osmanit? Flet deputeti i LDK-së nga Suhareka

Ditë më parë, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht e konfirmoi largimin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas vendimit që ka marrë Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie që ta largojë kryeparlamentaren nga të gjitha funksionet e partisë, raporton Front Online.

E pas largimit të Vjosa Osmanit nga LDK-ja, u raportua se ajo do ta formojë një parti të re, ku pjesë e saj do të jenë disa deputet të LDK-së, e njëri nga ta edhe Ardian Shala.

Shala: S’jam takuar me Vjosën

Por, deputeti Shala në një prononcim për Front Online, i ka hedhur poshtë këto lajme.

Ai tha se nuk është e vërtet se do të largohet nga LDK-ja për t’u bërë pjesë e partisë së Vjosa Osmanit.

Shala tha se nuk ka pasur diskutime të tilla asnjëherë.

“Jo, nuk është e vërtet më ka ardhur në befasi, unë nuk kam biseduar me askënd dhe nuk e kam pasur temë diskutimi. Nuk kemi pasur takim me Vjosa Osmanin për ta diskutuar këtë çështje”, tha Shala për Front Online.

Deputeti i LDK-së: Largimi i Vjosës do të ketë pasoja për partinë

Ndërsa i pyetur se sa do ta dëmton LDK-në largimi i Vjosa Osmanit, Shala tha se largimi i Vjosës dhe disa figurave të tjera të kësaj partie që kanë qenë më të votuari do të jetë hendikep për të ardhëm e LDK-së.

“Nëse pyetem unë, unë s’kam qenë asnjëherë për asnjë largim. Në traditën e LDK-së nuk ka qenë largimi i njerëzve, por prap se prap secili i ka vendimet e veta. Ne e dimë se Këshilli i Përgjithshëm e ka marrë një vendim të tillë, nuk është e mirë për LDK-në d.m.th. e ka lënduar ky largim. Normalisht që pasoja ka me pasë, jo me këtë, por me çdo ndarje me çdo largim sidomos të disa njerëzve që kanë qenë figura më të votuara ka me qenë hendikep për të ardhmen, nuk do t’ia dëshiroja Vjosa Osmanit një gjë të tillë mua më mbetët t’i dëshiroj suksese dhe dua ta falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur deri tani”, u shpreh deputeti Shala për Front Online.

Më Shumë

Suharekë: Sot varroset personi që dyshohet se ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sdjeshme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Mourinho mund të jetë zëvendësues i Kloppit në Liverpool

Të zëvendësosh Jurgen Kloppin nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në Liverpool është shumë e madhe, por tifozët e...

Lajmet e Fundit