21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

A e përkrahin bashkëvendësit Avdullah Hotin për kryeministër?

Ratkoci është vendlindja e Avdullah Hotit, kandidatit të  LDK’së për kryeministër.

Ratkoci në zgjedhjet e fundit kishte 1 mijë e 400 e 60 votues, ndërsa vetëm 300 prej tyre votuan për Hotin, që ishte kandidat për deputet nga LDK-ja.

Fshati Ratkoc gjendet në komunën e Rahovecit, ndërsa banorët e kësaj ane kanë kritika për zhvillimet politike që ndodhën së fundmi në Kosovë.

Madje ka nga ta që thonë se vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E një gjë e tillë do të duhej të ndodhte sapo të kaloj pandemia COVID-19.

Por,  ka edhe  të tjerë të cilët e duan  Avdullah Hotin, për kryeministër të vendit.

Sipas tyre, z.Hoti është një ekonomist i mirë.

Avdullah Hoti ishte kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e vitit 2017 por nga këto zgjedhje nuk doli si fitues, duke e humbur kështu mundësinë për të qeverisur me vendin përmes votës së popullit.

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Vetëvendosje e quan ‘Zonë të Krimit’ Komunën e Prizrenit

“Shtëpia e Bardhë - Zonë e Krimit”. Kështu e ka quajtur Lëvizja Vetëvendosje Komunën e Prizrenit, teksa ka reaguar ashpër ndaj raportit të Zyrës...

Lajmet e Fundit