14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

AAK e Nisma, në bisedime për një koalicion të mundshëm parazgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë duke shqyrtuar mundësitë që t’i bashkojnë forcat edhe në një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë për RTV21 se janë duke i shqyrtuar mundësit e një koalicioni të tillë.

“Do të ishte kënaqësi në rast se do të bashkëpunonim edhe më tej me Nisma për Kosovën”, ka thënë Kadrijaj.

Ndërkaq, të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë nga Nisma për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi, ka thënë se në këto rrethana janë duke biseduar me AAK-në për të vazhduar bashkëpunimin dhe që në të ardhmen të realizohet edhe një koalicion parazgjedhor.

Të dyja partitë kanë hedhur poshtë mundësin për të hyrë në një koalicion qoftë me PDK-në apo me LDK-në, duke thënë se të gjitha janë spekulime. /Telegrafi/

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Prizren, refuzohet paraburgimi për pesë të arrestuar në rastin e AKK-së

Gjykata Themelore në Prizren ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave të ndaluar në aksionin e...

Lajmet e Fundit