27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

AAK-ja kundër ndryshimeve në marrëveshjen e 10 qershorit

lideret ne aakPas LDK-së që mori sugjerimin e degëve të veta që Isa Mustafa të nominohet për kryeministër, edhe degët e AAK-së janë mbledhur të hënën për t’i dhënë mbështetje liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Ata janë shprehur të vendosur që të mos e ndryshojnë marrëveshjen e 10 qershorit edhe me çmimin e prishjes së koalicionit. AAK-ja ka bërë përgjegjëse LDK-në në rast se ndodh ndonjë veprim i njëanshëm ndaj marrëveshjes. E LDK-ja e drejtuar nga Isa Mustafa pritet të vendosë përfundimisht sot (e martë) se cila do të jetë e ardhmja e bllokut.

Dy partnerët e tjerë të koalicionit, Albin Kurti i “Vetëvendosjes” dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën po bëjnë përpjekjet e fundit për ta shpëtuar koalicionin që për pesë muaj qëndroi bashkë. Të hënën ata kanë zhvilluar një takim me Ramush Haradinajn, por pa ndonjë rezultat. Pozicioni i Haradinajt ka qenë i njëjtë.

Qeverisjen me PDK-në nuk e ka përjashtuar deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi. Pas takimit me kryetarët e degëve ai ka thënë se deri në fund do t’i përmbahen marrëveshjes së arritur më 10 qershor.

Nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqiu, ka thënë se kjo parti vazhdon të insistojë në rishqyrtimin e marrëveshjes së 10 qershorit, ngase Gjykata Kushtetuese e pamundësoi që ajo të zbatohet në tërësi. Zyrtarë të LDK-së në kushte anonimiteti i kanë thënë gazetës se për LDK-në opsioni i vetëm i pranueshëm është Isa Mustafa kryeministër.

E PDK-ja është duke pritur përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion

Më Shumë

Shaqir Totaj do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një intervistë për “Fol me Arin”, ka treguar se çfarë e karakterizon këtë qytet si më të ‘bukurin...

Disa persona në Malet e Sharrit i ikin policisë, bartnin drunj të prerë ilegalisht

Policia sot gjatë patrullimit në Malet e Sharrit, në rrugën për në Luboten, ka hasur një automjet tip xhip me rimorkio të ngarkuar me...

Lajmet e Fundit