18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

AAK-ja nuk e përjashton koalicionin me PDK-në

AhmetIsufi-AAKKryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së i kanë dhënë mbështetje të plotë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, që ai të jetë i nominuari nga partitë e bllokut për kryeministër.

Sipas AAK-së, partitë e bllokut duhet t’i përmbahen marrëveshjes së 10 qershorit.

“Kryesia e AAK-së, në mbledhjen e mbajtur rithekson bindjen e saj që ndryshimet rrënjësore në politikën dhe në shoqërinë kosovare, kërkojnë një lidership të ri në Qeverinë e Koosvës, me Ramush Haradinajn si kryeministër të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, tha Ahmet Isufi pas përfundimit të mbledhjes.

Ai tha se marrëveshja 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilit do subjekt politik që është pjesë e koalicionit.

Sipas Isufit, liderët duhet t’i përmbahen kësaj marrëveshje, përndryshe përgjegjësia për dështimin e eventual të marrëveshjes së 10 qershorit, do bie mbi atë subjekt politik dhe mbi udhëheqësin e saj.

I pyetur se nëse edhe LDK-ja sikur AAK-ja i jep mbështetje Isa Mustafës për kryeministër, ai tha se duhet të zbatohet marrëveshje e arritur më 10 qershor.

“Ne bazohemi në një marrëveshje të arritur nga të gjitha subjektet unanimisht, prandaj i përmbahemi asaj marrëveshjeje”, tha Isufi.

Ndërsa i pyetur se a do të shkojë AAK-ja në koalicion me PDK-në, në rast të prishjes së marrëveshjes së bllokut, ai tha se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin.

“Ne nuk duam që të paragjykojmë sepse mendojmë që ky koalicion duhet ta ndryshojë gjendjen në Kosovë, prandaj duam ende të besojmë që koalicioni duhet ta krijojë qeverinë e re”, shtoi.

Isufi po ashtu ka thënë se duhet sa më shpejtë që të thirret vazhdimi i seancës konstituive në mënyrë që sa më shpejtë të themelohen institucionet e vendit.

Më Shumë

Akti 4: Të dielën përballen Ylli me Trepçën

Të dielën zhvillohet përballja e katërt finale mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Mitrovicasit po udhëheqin 2:1 në serinë finale dhe nëse fitojnë do të...

Haxhi Avdyli: “Guxo” kandidon vetë ose me LVV-në, rikthimi në LDK i pamundur

Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para ose edhe...

Lajmet e Fundit