16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

AAK: Ju që po arrestoni deputetët, po ia shkurtoni jetën qeverisë suaj

Aleanca për Ardhmërine e Kosovës (AAK) ka reaguar ndaj arrestimit të dy deputeteve të AAK-së, Time Kadriaj dhe Teuta Haxhiu. Sipas AAK-së, ata që po arrestojnë deputetët po ia shkurtojnë jetën qeverisë së vet.

“Paranoja e shefave politik të qeverisë nuk ka të ndalur. Pas arrestimit, me urdhër të tyre, të deputetit Pal Lekaj dhe djalit të tij, i cili po mbahet në burg tash e sa ditë, në orët e vona, policia ka arrestuar edhe dy deputete të AAK-së, Time Kadriajn dhe Teuta Haxhiun”, thuhet në reagimin e AAK-së.

“Me arrestimet e fundit, ky pushtet po dëshmon se është diktatorial dhe komunist dhe përballë paranojës së humbjes së pushtetit, nuk po lë gjë pa bërë, vetëm për t’i mbrojtur pozitat e veta. Skenaret e qeverisë për mbajtjen e seancave plenare dhe përpjekja e tyre për të kriminalizuar opozitën dhe për ta bërë njejtë si veten, nuk do të kalojë, sikundër nuk do të kalojnë as marrëveshjet anti-Kosovë që i kanë nënshkruar ata.”

AAK përmes komunikatës ka thënë se deputetët e saj do të jenë gjithmmonë në mbrojtje të interesit kombëtar të Kosovës, pavarësisht skenarëve të kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi.

Më Shumë

Selmanaj: Lugishta e Hasit, simbol i sakrificës dhe lirisë

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, ka përkujtuar të rënët e Lugishtes së Hasit, duke vlerësuar sakrificën e tyre si një nga faqet...

1.91 euro për litër çmimi i naftës sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 9 prill...

Lajmet e Fundit