8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

AAK reagon për mbylljen e zyrës në Prizren: Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar pas mbylljen e zyrës së AAK-së në Prizren.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, AAK ka theksuar se pushteti i Haskukës mbyll zyrën e Aleancës në Prizren.

“Në mënyrë arbitrare, pa prezantuar fletë poseduese, Aleanca u dëbua nga zyrat në Prizren. Në këtë mënyrë pushteti i Haskukës, që është në muajt e fundit të tij, po provon që me represale të ndalojë zërin e opozitës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Më pas, thuhet se “kjo mënyrë e sjelljes së kryetarit të komunës, që ngjason me metodat moniste, assesi nuk do ta tremb Aleancën që të paraqes realitetin e qeverisjes së VV-së me Prizrenin, e që kryefjala e saj është: Dështim i plotë”.

“Duke qenë se Aleanca respekton institucionet, edhe pse të njëjtat nuk kanë ofruar dokumentacion të mjaftueshëm, ne kemi lëshuar zyrat, ndërsa shumë shpejt do të vendosemi në hapësira të tjera”, thuhet tutje, duke shtuar se AAK-ja do të ankohet për këtë veprim arbitrar, sepse janë të bindur që drejtësia është në anën e tyre.

“Haskuka do të shkojë, por do të mbetet turpi që e lë pas vetes”, thekson AAK-ja.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit