AAK zyrtarizon kandidatin për kryetar të Dragashit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kanë zyrtarizur kandidatin për kryetar të Komunës së Dragashit, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidat i tyre për këtë komunë është Agron Gashi.

Lexo Edhe:

Ish-këshilltari i Kurtit: Më e rëndësishme jeta e 1500 qytetarëve të helmuar apo njohja nga Greqia?

Ai tha tutje se Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik.

“Aleanca synon të ofrojë ndryshim në qeverisjen komunale në Dragash. Agron Gashi nga Brezna, punëtor i arsimit, i njohur për sinqeritetin dhe afërsinë e tij me qytetarët, do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Dragashit.  Kjo komunë malore, me numrin më të madh të bimëve mjekësore dhe aromatike, me potenciale të shumta natyrore, është vendi më i përshtatshëm në rajon për zhvillimin e blegtorisë por edhe turizmit.”

“Dragashi ka nevojë për zhvillim ekonomik, investime të përbashkëta publiko-private që këto resurse të jenë në shërbim të rritjes së mirëqenies së qytetarit. Programi i Aleancës dhe njerëzit e saj që do e zbatojnë këtë program, janë garanci e ndryshimit për këtë komunë. Suksese e Fitore”, shkroi Haradinaj./GazetaExpress/

Më Shumë

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lajmet e Fundit