9.8 C
Prizren
E premte, 5 Dhjetor, 2025

Abrashi: Raporti për masat e reciprocitet është duke u përgatitur

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se çështja e taksës tashmë është e përfunduar.

Në Rubikon të KTV-së, Abrashi tha se është duke u përgatitur një raport për vendosjen e masave të reciprocitetit.

“Departamenti i Tregtisë, AUVK, Oda Ekonomike Amerikane dhe Dogana e Kosovës janë duke përgatitur një raport për të gjitha masat që Serbia i ndërmerr ndaj Kosovës”, tha Abrashi, duke shtuar se masat e reciprocitetit nuk do të vendosen nga zyra e kryeministrit.

“Ne si LVV vazhdimisht kemi theksuar se nuk besojmë në masa tarifore, sepse e dëmton konsumatorin, ne jemi për masa të reciprocitetit të cilat mbrojnë prodhuesit vendorë”, potencoi ai.

Më Shumë

VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e...

12-shja e Kosovës kundër Shqipërisë

Pas stërvitjeve për pesë ditë në Prizren, dhe seancën e parë stërvitore në Shkodër të shtunën mbrëma, Shtabi Teknik i Kosovës ka përzgjedhur 12shen...

Lajmet e Fundit