VV-ja zyrtarizon koalicionin me tri parti

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera: Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”.

Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnja?ka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).

Ndërkaq, si parti janë regjistruar deri tash:

4. LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
5. PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
6. Kosovaki Nevi Romani Partia;
7. JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
8. Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
9. KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
10. PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
11. PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
12. SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
13. SRPSKA LISTA;
14. INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
15. FJALA;
16. NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
17. LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit