12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Abrashi (VV): PAN bashkë me LDK-në po përpiqen ta uzurpojnë pushtetin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se qëndrimi i këtij subjekti politik pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë është se vendi domosdoshmërisht duhet të shkojë në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme.

“Duke pasë parasysh situatën pas mocionit mendoj që zgjidhja janë vetëm zgjedhjet. Pasi të bie Qeveria është demokratike… Zgjedhjet mbahen të kemi fitues. Për hir të stabilitetit të institucioneve ne duhet t’i referohemi shembullit në të cilin janë thirrur më herët [partitë tjera politike] që fituesi ka të drejtë të themelojë institucionet”.

Abrashi në Info Magazine ka thënë se nëse partitë tjera themelojnë Qeverinë e re pa zgjedhje, kjo do ta dërgonte Kosovën në vorbullën e krizës.

“Presidenti ka marrë rolin që nuk i takon – interpretim të Kushtetutës bazuar në interesat e tij politike. LVV do të analizojë situatën me kujdes, do t’i përcjellin zhvillimet. Argumentet politike dhe juridike janë në anën tonë dhe nuk do të besoja që për qëllime të grabitjes së pushtetit do të futej në aventura të tilla që do të kishin kosto në të ardhmen”.

“Janë lojëra që nuk kanë kuptim. Kishim Kryeministrin. Kurti është dy herë radhazi si politikani që gëzon besimin më të madh në Republikën e Kosovës. Është lojë e kotë sa për ta legjitimuar përpjekjen për grabitje të pushtetit. Arsyetimet nga PAN dhe LDK në këtë konglomeratin nuk mund ta quajmë ndryshe përveç përpjeke për uzurpim të pushtetit”.

Abrashi ka thënë se në rastet tjera kur ka pasur mocion të suksesshëm mosbesimi ndaj Qeverisë, Kuvendi është shpërndarë menjëherë.

“Pas kalimit të suksesshëm të mocionit, duke pas parasysh rastet e mëhershme, shembuj konkret se si duhet dalë nga një situatë e tillë ka. Krejt çka duhet bërë është që të ndiqen ata shembuj. Presidenti i takon që në bazë të nenit 82.2 t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ndodhemi në situatë pandemike dhe menjëherë pas kësaj situate Presidenti duhet të reflektojë karshi kompetencave të tij kushtetuese dhe t’i shpallë zgjedhjet”.

Më Shumë

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Osmani nis fushatën, zyrtarizon Fahrije Hotin si kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Fahrije Hoti do t’i bashkohet rrugëtimit politik dhe do të jetë kandidate për deputete...

Lajmet e Fundit