10.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

”Adem Jashari kishte mundësi të shpëtonte”, veterani i UÇK-së kujton sulmin e 5 marsit 1998

Sot kujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes së Adem Jasharit.

Shkrimtari Bedri Islami, veteran i UÇK-së u shpreh në Euronews Albania se familja e Jasharjve është një gur-themel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u rrethuan 3 herë nga forcat serbe.

Islami kujton se Adem Jashari në natën e 4 marsit, së bashku me dajën e tij, Osman Gecin dhe me vëllanë Hamzën vendosën që të kthen në shtëpi.

Sipas tij, banesa e Jasharjve është rrethuar mëngjesin e 5 marsit, ku në rrethimin e tyre kanë qenë edhe forcat e Arkanit, forca speciale, të cilat bënë gjenocid mbi shqiptarët.

“Nga familja e Jasharjve janë vrarë 20 vetë, në total janë vrarë 54 vetë”, tha më tej shkrimtari.

Sipas Islami ditën e parë të rrethimit Ademi kishte mundësi të shpëtonte.

“Mund të largohej, për vetë faktin se nipi i tij Bashkimi çau rrethimin së bashku me një kushëri, por ishte i vendosur për të bërë këtë akt”, tregoi ai.

Dy vëllezërit Jashari ai i përshkroi si persona me një formim të jashtëzakonshëm.

“Ademi dhe Hamza kanë qenë me një formim të jashtëzakonshëm. Në letrën e fundit në tij vihen re dy gjëra shumë interesante, një gjuhë letrarë e mrekullueshme, ku mund të vësh re vetëm 4 -5 gabime në letrën prej disa faqesh. E dyta, modestia për të mos dëshmuar veten se kemi qenë ne”, tha ai.

Islami tregon se para se të ndodhte masakra e Prekazit, Adem Jashari letrën e tij të fundit e dërgoi në strukturat e UÇK-së në nëntor të vitit 1997, për një betejë që kishte ndodhur.

Më Shumë

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit