E adhuroja Joe Cocker

Sir Paul McCartneySir Paul McCartney i ka atribuuar shumë merita legjendës së soul’it dhe rock’ut, Joe Cocker, i cili të hënën vdiq në moshën 70-vjeçare, pasi humbi betejën me kancerin në mushkëri.

Ish pjesëtari i The Beatles thotë ta ketë adhuruar Cocker dhe se i ka bërë lutjet e fundit për këngëtarin që “i ka dhënë aq shumë Botës”.

“Ishte tepër e trishtueshme kur dëgjova se Joe ka vdekur. Ai ishte shumë i dashur dhe unë e adhuroja. Dhe, si shumë të tjerë, e doja të kënduarit e tij”.
McCartney ka rikujtuar këngët e Cocker.

“Isha veçanërisht i kënaqur kur vendosi që ta përpunonte këngën tonë “With A Little Help From My Friends”. Më kujtohet kur ai dhe procucenti Denny Cordell erdhën në studio, në Row Savile, dhe ma lëshuan këngën që e kishin incizuar. Ishte, thjesht, magjike. Atë këngë e ktheu totalisht në himn shpirti. I jam përjetë mirënjohës që e bëri”.

“E kam njohur për shumë vite dhe e kisha mik fort të mirë. Sa u mërzita kur mësova për sëmundjen e tij. U trishtova kur dëgjova për vdekjen e tij”.

“Ishte një djalë i shkëlqyeshëm dhe shumë i dashur, i cili i dha aq shumë kësaj Bote. Të gjithëve do të na mungojë”. / Politiko.net

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit