Adnan Januzaj flet për ndërhyrjen e ashpër të Kevin De Bruyne në stërvitje (VIDEO)

Anësori i Belgjikës, Adnan Januzaj, ka folur për ndërhyrjen e tmerrshme ndaj tij nga bashkëlojtari, Kevin De Bruyne.

Ndërhyrja nga De Bruyne në stërvijte, është komentuar tash e sa ditë.

Për këtë ndërhyrje është vet Januzaj që ka zgjedhur të flasë në një konferencë për media.

“Nuk më ka shqetësuar, sepse ajo është pjesë e stërvitjeve intensive”, ka thënë Januzaj.

“Nuk duhet parë ndryshe. Kjo është pra pjesë e stërvitjeve me intensitet të lartë, asgjë më shumë se normale”.

“Unë jam dribler dhe Kevin vetëm ka dashur të ma largojë topin dhe pas ndërhyrjes së tij unë vetëm kam dashur që ta rikthej topin sa më parë që ishte e mundur. Jemi në Kupën e Botës dhe intensiteti është shumë i lartë”.

I

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit