11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Afër 10 mijë shoferëve iu është marrë patenta gjatë vitit 2022

9 mijë e 416.

Ky është numri i drejtuesve të automjeteve që u sanksionuan me marrje të patentë-shoferit gjatë vitit të kaluar.

Kështu bën të ditur policia me anë të një përgjigje me shkrim për Klankosova.tv

Sipas këtyre të dhënave, disave u ndaluar ngasja për tre muaj, disave për gjashtë e nëntë muaj.

Ndërkaq, në vetëm dy raste shoferëve iu është ndaluar ngasja deri në dy vjet.

Tutje, statistikat tregojnë se në dy vitet e fundit, 2021 dhe 2022, numri i tiketave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik, janë në rritje.

Derisa policia e trafikut gjatë vitit 2021 ka shqiptuar 17 mijë e 832 tiketa me pikë negative, në vitin 2022 numri është rritur në 26 mijë e 912 tiketa.

.

Në vitin e kaluar, nga një pikë u është hequr 3 mijë e 598 shoferëve, ndërsa nga 2 pikë, u janë hequr 18 mijë e 972 shoferëve.

Kurse nga pesë pikë, që sipas ligjit për rregullat e trafikut rrugor janë maksimumi që shqiptohet përnjëherë, u janë hequr 127 shoferëve.

Kështu vërehet një aktivitet i shtuar i policisë në parandalimin e numrit të madh të aksidenteve që po ndodhin në Kosovë./ Klankosova.tv

Statistikat patente shoferat

Më Shumë

Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit