12.5 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Afër tre mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prej 13 marsit, kur edhe u paraqitën dy rastet e para të të infektuarve në Kosovë, numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 14 mijë e 204 raste.

Janë 10 mije 643 prej tyre që kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi. Mirëpo, 568 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19.

Sipas të dhënave të Institut Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), numri rasteve aktive është 2 mijë e 993.

E vetëm gjatë 24 orëve të fundit, IKSHPK ka raportuar për 85 raste të reja me COVID-19, ndërsa për këtë periudhë sipas të dhënave, 97 persona u shëruan.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 432 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 85 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.204 raste nga 54.443 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 97 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.643 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.993”, thuhet në raportin 24 orësh të IKSHPK-së.

Sërish Prishtina prin për nga numri i rasteve me COVID-19 nëpër komuna.

Më Shumë

Junior 06 siguron finalen e Play-Off-it U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka siguruar kualifikimin në finale të “Play-Off”-it, pasi ka mposhtur Penzën edhe në ndeshjen e...

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Fa&Be Tex ndërton besim përmes cilësisë, korrektësisë dhe përkushtimit ndaj estetikës, duke u bërë një emër i dalluar në tregun e materialeve tekstile luksoze. Ne...

Lajmet e Fundit