17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Afro 18 mijë lëndë të pazgjidhura në Gjykatën Themelore të Prizrenit

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha, ka vlerësuar se ky institucion ka qenë efikas në kryerjen e lëndëve gjyqësore të të gjitha natyrave dhe kësisoj ka arritur që të ulë numrin e lëndëve të trashëguara nga 29 mijë që kanë qenë në fund të vitit 2016 në afro 18 mijë në fund të vitit 2017.

Sipas tij, angazhim të shtuar ka pasur edhe për gjykimin e lëndëve të natyrës korruptuese, ku gjatë tërë vitit 2017 janë përmbyllur 32 raste. “Marrë në përgjithësi, Gjykata Themelore e Prizrenit ka arritur rezultate të mira, bashkë me degët e saj në Suharekë dhe Dragash”, ka thënë Hoxha, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka theksuar se në Gjykatën Themelore në Prizren në fillim të vitit 2017 janë trashëguar 29 mijë raste, derisa gjatë vitit kanë ardhur edhe 32 mijë raste, ku gjatë 12 muajve janë kryer afro 44 mijë raste dhe kanë mbetur në punë afro 18 mijë lëndë…

Më Shumë

Kosova ishte afër Botërorit, Ismet Kryeziu i KDI-së nuk e përballon humbjen, ia plas vajit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte shumë pranë një arritjeje historike për kualifikim në Botëror, por ëndrra nuk u realizua. Ndeshja vendimtare solli emocione të...

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Lajmet e Fundit