17.5 C
Prizren
E shtunë, 15 Mars, 2025

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i FSK-së, Agim Çeku i ka raportuar Kryeministrit edhe intervistat e tij në media. Madje ai këtij raporti ia ka bashkangjitur edhe fotografitë e paraqitjeve të tij mediale.

Një ndër to është edhe intervista dhënë në një medium lokal në gjuhën serbe, për të cilën ai thotë se ka zgjatur një orë dhe se është ritransmetuar në shumë mediume tjera në gjuhën serbe në Kosovë dhe Serbi.

“… komentet dhe kritikat kanë qenë pozitive brenda komuniteti serb. Vlen të ceket se gjatë intervistës ju kam bërë ftesë qytetarëve serb të Kosovës që t’i bashkohen FSK-së dhe menjëherë kemi pas një interesim të madh të qytetarëve serb për tu anëtarësuar në FSK që ka rezultuar me pranimin e 35 pjesëtareve të komunitetit serb nga veriu i Kosovës”, shkruan ish kryeministri i Kosovës, në raportin me shumë gabime drejtshkrimore.

Në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, Çeku thotë se ka pasur edhe angazhime të kohëpaskohshme edhe në parti dhe kryerje të detyrave e obligimeve partiake, por se ato nuk i ka pasqyruar në raport.

Zëvendësministri Çeku thotë se ka pasur takime të rregullta ditore dhe javore me Ministrin, stafin e tij dhe takim me zëvendësministrin tjetër.

Ai po ashtu ka listuar edhe takime tjera me zyrtarë brenda dhe jashtë ministrisë.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Agim Çeku

Më Shumë

Punëtori i sigurimit gjendet i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren. Trupi i tij është dërguar për...

‘Bubullimë te Shkëmbi i Kavajës’

Nazmie Hoxha është këngëtare e njohur shqiptare e muzikës popullore. Ajo lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Fillet e para...

Lajmet e Fundit