14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarit Astrit Gashi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar se gazetari dhe publicisti Astrit Gashi është kërcënuar nga Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu.

“Kërcënime të tilla si ky që ka bërë Drejtori i Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu kanë qëllim direkt ngufatjen e lirisë së shprehjes dhe pengimin e kryerjes së punës nga mediet dhe gazetarët në Kosovë”, shkruan në reagimin e AGK-së.

AGK-ja, ka kërkuar nga organet kompetente që të nisin procedurat ligjore e disiplinore kundër Dardan Nuhiut, sepse, kërcënimi i një gazetari për më shumë i një publicisti siç është Astrit Gashi është i papranueshëm për shoqërinë tonë.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Lajmet e Fundit