12.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Ahmeti dhe Hysa diskutojnë kalimin e kufirit me letërnjoftim

Ahmeti dhe HysaKosova u shpreh e interesuar që sa më shpejtë të firmoset marrëveshja për kalim të kufirit me Maqedoninë vetëm me letërnjoftime.

Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa është pritur në Tetovë në një takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni ku biseduan për rëndësinë që ka rruga midis Shkupit dhe Bllacës, për kalimin e kufirit me letërnjoftime nga qytetarët e të dy vendeve e edhe vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare dhe doganore, si dhe mbajtja e mbledhjeve të përbashkëta qeveritare.

Kosova u shpreh e interesuar që sa më shpejtë të firmoset marrëveshja për kalim të kufirit me Maqedoninë vetëm me letërnjoftime. Hysa tha se, pala kosovare mirëpret synimin e qeverisë së Maqedonisë për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë me shpresë që punimet të fillojnë sa më shpejtë, thuhet në një njoftim për media.

Ata diskutuan për situatën politike në Maqedoni dhe Kosovë. Gjithashtu për një bashkëpunim midis Prishtinës dhe Shkupit ku biseduan për projektet konkrete që do të afronin edhe më tepër qytetarët e këtyre dy shteteve.

Në këtë takim u tha, se marrëdhëniet e ngushta politike dhe ekonomike me Kosovën duhet të thellohen edhe më tepër nëpërmjet zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese bilaterale, por edhe të firmosjes së marrëveshjeve të reja.

Kryetari Ahmeti uroi që liderët politik të Republikës së Kosovës të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejt dhe gjithëpërfshirëse për ngërçin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit.

Më Shumë

Bashkimi s’ndalet as në derbi – 5 fitore radhazi për prizrenasit

Bashkimi po vazhdon marshimin e saj të pandalshëm në ProCredit Superligën e Kosovës, duke shënuar fitoren e pestë radhazi. Në derbin e zjarrtë të zhvilluar...

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi nga Prizreni, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit