Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në segmentin Duhël-Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar për RTKLive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 08:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, segmentin Suharekë -Duhel në kilometrin e 33-të. Njësia policore nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Kelani.

Ja pamjet nga vendi i ngjarjes:

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, rrokulliset vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, kyçja në drejtim të Prishtinës nga Suhareka.

Sipas tij në vendin e ngjarjes kanë dalë tri vetura të Policisë së Kosovës, teksa nga pamjet e dërguara shihet një veturë e rrokullisur.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Express do të ju mbajë të informuar për këtë aksident.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit