Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Telegrafin se deri te aksidenti ka ardhur kur ngasësi i automjetit VW Golf ishte duke lëvizur përgjatë aksit rrugor Xerxë – Kramovik dhe kur ka arritur në fshatin Kramovik, nuk i  është përshtatur shpejtësisë së lëvizjes së automjetit të tij me rrugën që është me kthesa dhe nga shiriti i djathtë ka dalë në shiritin e majtë dhe me pjesën e përparme e godet automjetin Mercedes në pjesën e përparme anësore të krahut të majtë.

“Si pasojë e aksidentit shkaktohen dëme material në të dy automjetet ndërsa lëndime trupore ka pësuar ngasësi i automjetit VW Golf. Nga kalimtaret e rastit i dyshuari – i lënduari dërgohet në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakove. I lënduari ka pësuar frakturë në dorën e majtë, dhe pas marrjes se ndihmës së parë lirohet në shtëpi”, ka thënë Gjurkaj./