Aksidentohet motokultivatori me rimorkio në të cilin ishin disa fëmijë në Caparc të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Caparc të Prizrenit.

Dje rreth orës 15:00, policia ka bërë të ditur se një motokultivator me rimorkio është aksidentuar.

Sipas policisë, deri tek aksidenti kishte ardhur nga pakujdesia e drejtuesit, i cili në rimorkion e motokulitvatorit të cilin e drejtonte kishte të hipur disa fëmijë.

Gjatë rrugës, në një kthesë të letë derisa kishte filluar kthimi, një prej fëmijëve ishte ngritur në këmbë dhe në një moment ka rënë nga rimorkioja e motokultivatorit, dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Fëmijës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, dhe i njëjti mbetet për shërim të mëtutjeshëm.

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Kurti përkujton viktimat e masakrës së Korishës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ushtruesen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, anëtarë...

Lajmet e Fundit