Aksidentohet për vdekje drejtuesi i kamionit (Foto)

Një aksident automobilistik i mori jetën një 27-vjeçari ditën e sotme. Aksidenti ndodhi në Mirditë, ku kamioni që drejtohej nga Fatmir Regji humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Ngjarja ndodhi tek Ura e Vjetër e Repsit, ku kamioni pa targa ra nga një lartësi prej 40 metrash, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk janë zbardhur nga organet hetuese.

Drejtuesi i mjetit, edhe pse u dërgua menjëherë në spital për kurim, nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të mara./Shekulli/

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit