9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Aksidentohet Redon Makashi

Këngëtari Redon Makashi është aksidentuar mbrëmjen e së enjtes teksa udhëtonte për në Pogradec.

Teksa lëvizte me automjetin e tij tip “BMW” makina e këngëtarit është përplasur me një trajler me targa turke. Në aksident është përfshirë edhe një makinë tjetër, e cila ka dalë jashtë rruge.

Automjeti me të cilin udhëtonte këngëtari i mirënjohur ka dalë nga rruga. Mësohet se Makashi ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Librazhdit, dhe nga aksidenti nuk ka patur të lënduar me dëme serioze. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të këngëtarit Makashi, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Shekulli/

Më Shumë

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Zgjidhet kryetari i Këshillit të Prindërve në nivel komunal në Suharekë

Në ambientet e Komunës së Suharekës është mbajtur takimi i Këshillit të Prindërve në nivel komunal, me qëllim të konstituimit të këtij këshilli dhe...

Lajmet e Fundit