Veteranët pajisen me certifikata

Nga sot do të fillojë procedura e lëshimit të vendimeve dhe certifikatave për njohjen e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Për rastet që nuk janë kontestuese, pra që nuk kanë qenë objekt ankese, kemi filluar t’i lëshojmë certifikatat për dëshmorët, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, paralelisht do të bëhet edhe shqyrtimi i ankesave të atyre që janë ankuar, të cilët mendojnë se u është padrejtësi gjatë procesit të verifikimit. Kjo çështje tashmë është në përfundim dhe besoj se nuk do të ketë ndonjë telashe, sepse ankesat do të shqyrtohen dhe i gjithë procesi do të përfundojë me sukses”, ka thënë Jashari. /Telegrafi/

Më Shumë

Në Prizren, gjobë prej 300 euro për ngasësin e kamionit që nuk siguroi ngarkesën

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më datë 30 qershor 2026, gjatë patrullimit të rregullt në qytetin e Prizrenit, policët e Stacionit...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit