Banja e Malishevës, me ujë shërues (Video)

Në shikim të parë duket sikur një pishinë e lënë pas dore, por ndryshe nga dukja, vlera e ujit që përmban Banja e Malishevës ka shumë veti shëruese.

Smajl Hazrolli, menaxheri i pishinës, thotë se uji shëron sëmundje të lëkurës dhe të lukthit.

Përveç kësaj, nga rrjedha e këtij burimi krijohet edhe lumi me ujëvarat në Mirushë.

Ky burim i pashtershëm bën që banjën ta vizitojnë qytetarë nga e tërë Kosova e vise tjera shqiptare, si për argëtim edhe për shërim. Kjo pasi që uji është shumë i pastër.

Vendësit, këtë vend e quajnë “u la rila”, e cila besohet se ka mbetur nga një familje ilire, që kishte jetuar shumë shekuj më parë.

Bukuritë e 11 ujëvarave të Mirushë, vizitohen shumë, veçanërisht vikendeve. /Klan Kosova/

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Lajmet e Fundit