30.4 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Aksion kundër drogës në Prizren

DrogaaPolicia e Kosovës ka realizuar disa aksione kundër narkotikëve dhe substancave psikotrope në Prizren, me ç’rast ka sekuestruar një sasi e llojit marihuanë.

Fillimisht janë bastisur disa qytetarë dhe një objekt “Sony Play Stacion” në Lagjen “Kurrilla” në Prizren , ku gjatë kontrollit tek F.B. është gjetur një sasi e marihuanës e cila është sekuestruar.

Aksioni ka vazhduar me patrullimin nëpër rrugën “Feriz Susuri” në Prizren, ku janë ndaluar tre persona të njohur për policinë dhe gjatë kontrollit të tyre është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Më pas, policia i ka shoqëruar të dyshuarit për në Stacionin Policor në Prizren për t’u marrë më tej me rastin Njësia kundër drogave. Sipas raporteve hetimore thuhet se droga peshonte rreth 28 gram.

Ndërkaq, në rrugën “Muharrem Bekteshi”, hetues kundër narkotikeve kanë ndaluar një qytetar tek i cili është gjetur substancë e llojit marihuanë. Për të gjitha këto është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohen rastet dhe t’i kalojnë prokurorisë për procedurë të mëtejme.

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren shton kapacitetet – angazhon 10 zyrtarë të rinj gjatë muajit korrik

Gjatë këtij muaji, në Gjykatën Themelore të Prizrenit kanë filluar punën katër bashkëpunëtore profesionale dhe gjashtë zyrtarë/e ligjorë/e, me qëllim të rritjes së efikasitetit...

Posta e Kosovës nderon regjisorin Bekim Lumi

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sot në qarkullim emisionin e pullave postare në nderim të figurës dhe veprës së regjisorit...

Lajmet e Fundit