Aktakuza kundër 10 personave në Prizren

Tetë aktakuza kundër dhjetë personave janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, brenda 24 orëve.
Ata, dyshohen për vepra të ndryhsme penale, transmeton “PrizrenPress”

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Lajmet e Fundit