26.6 C
Prizren
E mërkurë, 24 Shtator, 2025

Aktakuzë kundër Nijazi Kryeziut

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër ish-këshilltarit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Nijazi Kryeziut, i cili si ish-rejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, dyshohet se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Sipas aktakuzës, Kryeziu në periudhën kohore janar – dhjetor të vitit 2015, në cilësinë e Drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, në Komunën e Prizrenit, duke keqpërdorë pasurinë publike me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për TV Opinion, nuk e ka përmbushur detyrën e përcaktuar me ligj, shkruan Insajderi.

“Kështu që, pa ndonjë procedurë të tenderimit në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive si dhe Rregulloren e Thesarit, N.K. lidh kontratë për emitimin e spoteve reklamuese në sensibilizimin e opinionit publik për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ashtu që me TV Opinion vlera totale e kontratës arrinë shumën 7200 € (shtatë mijë e dyqind euro). Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri N.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që Kryeziu të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Kjo bëhet aktakuza e dytë për Nijazi Kryeziun, pas aktakuzës së “Pronto-s” në vitin 2016.

Insajderi në gusht të vitit 2016 ka publikuar përgjimet “Dosja e Shefave”, ku protagonist ishte Adem Grabovci. Në këto përgjime, njëri nga akterët është edhe Nijazi Kryeziu.

Nga këto përgjime u dëshmua ndikimi i njerëzve të PDK-së në punësime nëpër të gjitha institucionet shtetërore, përfshirë edhe agjencionet e pavarura edhe mediat.

Bazuar në këto përgjime, Prokuroria Speciale, në prill të vitit 2018 kishte ngritur aktakuzë ndaj Adem Grabovcit, Besim Beqajt, Zenun Pajazitit, Fatmir Shurdhajt, Sedat Gashit, Xhavit Dakajt, Nijazi Kryeziut, Arbenita Pajazitit, Ilhami Gashit, Ismet Nezirajt dhe Rexhë Abazit.

Para dy muajsh, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vendosur t’i shkarkojë të gjithë të emëruarit publik në institucionet e Kosovës, që vijnë nga radhët e PDK-së e të cilët kanë aktakuza nga Prokuroria e Shtetit, me këtë rast edhe këshilltarin e tij, Nijazi Kryeziun./Insajderi.com/

Më Shumë

100 vjet Martin Camaj, nderohet në Prizren me çmim post mortem

Në edicionin e dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë RESPOETICA, i cili po zhvillohet në Prizren, poeti, shkrimtari dhe gjuhëtari Martin Camaj u shpall...

Liridon Leci pritet të zyrtarizohet trajner i ri i Lirisë

KF Liria është gati të zyrtarizojë emërimin e Liridon Lecit në postin e trajnerit të parë të skuadrës. Pas largimit të Klodian Duros, drejtuesit e...

Lajmet e Fundit