11.2 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Zafir Berisha arsyeton Endrit Shalën: S’është problem me gjujt me armë, unë i kam 3 armë me leje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me ministrat e kësaj partie, derisa ka komentuar edhe gjuajtjen me armë të ministrit të tregëtisë në detyrë Endrit Shalës, raporton Gazeta Express.

Duke folur për gjuajtjen me armë nga Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, Berisha ka thënë se nuk është problem i madh, pasi që edhe ai ende gjuan me armë.

“Unë mendoj që nuk ka njeri të pagabueshëm, as në ministritë tona, gjithsesi mendoj se ministrat e Nismës kanë qenë model pozitiv. Ne tash kemi minitra të subjekteve tjera që kanë probleme me ligjin. Të gjuaj me armë, po jo o burrë se s’është problem qaq i madh sa pe bon ti dhe gjithë mediat. Unë e kam armën me leje, është vendi ku me gjujtë. Po mirë mirë, nuk u bë kijamet sa po e bën ti”, tha Berisha, derisa shtoi se sipas tij Shala ka qenë ministër i vendimeve të mëdha.

“Ai ka qenë ministër i suksesshëm i vendimeve të mëdha, unë po e them tash, se Endrit Shala do të jetë ministër nuk po e llogariti si gabim. Unë me veti skom armë, po për kurreshtjen tëndë i kam tri armë me leje. I kom legalize armën e luftës që është sinonim i prezencës tem. Ata e kam rujtë si trofe, kom edhe pistoletë. Unë kërkujt si kom borxh, dikush duhet me pasë ni hobi, smendoj që është shumë tragjike. Në luftën herën e fundit e kam përdorur armën, skom nevoje as nuk kam me pas nevojë kurrë ishalla”, ka deklaruar ai./Express

Më Shumë

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit