3.2 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Aktakuzë ndaj një pronori të restorantit në Prizren dhe disa të tjerëve për pengim dhe sulm të personit zyrtar

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti  i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, më datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhrit operativ Anex-54, për gatishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restoranti në rrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të identitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor.

Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.?

Më Shumë

83 vjet nga vdekja e Faik Konicës

Më 15 dhjetor 1942 ndërroi jetë mjeshtri i hollë i gjuhës shqipe Faik Konica. I lindur më 15 mars 1876 në Konicë, Konica ishte magjistër...

Restaurohet plotësisht Shtëpia e Familjes Bërlajolli në Prizren

Një pjesë e çmuar e historisë së qytetit është rikthyer në funksion. QRTK në Prizren ka njoftuar se punimet restauruese në “Shtëpinë e Familjes...

Lajmet e Fundit