Aktakuzë për pronarin e një auto-shkolle në Prizren dhe një kandidati për patentë shofer

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë kundër të akuzuarve H.A., dhe B.S., për shkak të veprave penale, marrja e ryshfetit dhe veprën penale dhënia e ryshfetit.

Sipas aktakuzës, H.A. më 29.09.2017, në cilësinë e personit zyrtar – instruktor dhe pronar i një auto shkolle, me seli në Prizren, në mënyrë të drejtpërdrejtë pranon përfitim për vete që të mos veproj në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që nga kandidati B.S. pranon treqind (300) euro, për të mundësuar dhënien e testit teorik për patentë shofer. H.A. me këto veprime ka kryer veprën penale “marrja e ryshfetit”.

Ndërkaq, i akuzuari i dytë B.S. gjatë muajit gusht të vitit 2017, në mënyrë të drejtpërdrejtë jep shumën prej 300 eurove personit zyrtar H.A., instruktor dhe pronar i auto shkollës, me seli në Prizren me qëllim të dhënies të testit teorik në Departamentin e patentë shoferëve.

B.S. me këto veprime ka kryer veprën penale “dhënia e ryshfetit”.

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit