Bora në Duhël vështirëson qarkullimin

Reshjet e borës mëngjesin e sotëm në Duhël të Suharekës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët i shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, kurse në viset malore do të krijohen kushte për reshje bore.

Sa i përket  fushave termike priten ulje të theksuara të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, duke bërë që merkuri në termometër të bije deri në dy gradë Celsius, kurse në viset malore deri në zero gradë. Nga dita e enjte do të ketë ngritje graduale të temperaturave maksimale dhe intervale me diell.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit