6.3 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Aktakuzë për rrahjen me pasojë vdekjen në Gjinovc të Suharekës

Prokuroria e Prizrenit sot ka ngritur aktakuzë për personat që i shkaktuan vdekjen, viktimës D.M. në një kafene në fshatin Gjinovc të Komunës së Suharekës.

Kjo aktakuzë është ngritur nga Departamenti për Krime të Rënda, kundër të pandehurve A.S., dhe F.M., për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., personit tjetër i shkaktojnë lëndime të rënda trupore me rrezikim të jetës, e që ka rezultuar me vdekje. Kështu, me datë 07.04.2018 pas orës 02:00, në kafenenë “Vullkani” në fshatin Gjinovc – Komuna e Suharekës, të akuzuarit A.S. dhe F.M., duke qenë në shoqëri me disa shokë dhe në gjendje të dehur, pas një fjalosje verbale vijnë deri te konflikti fizik me tashmë të ndjerin D.M.

Prokuroria njofton përmes komunikatës se të akuzuarit, e kanë goditur të ndjerin me grushte dhe me mjete të forta në kokë, dhe si pasojë e goditjeve dhe e lëndimeve të marra, i ndjeri bie në gjendje kome.

Sipas aktakuzës i ndjeri, pas tretmanit mjekësor dhe qëndrimit në QKUK në Prishtinë ka vdekur më 29.04.2018.

Sipas prokurorisë me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit A.S., dhe F.M., kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 paragrafi 4 dhe paragrafi 5 lidhur me paragrafin 2 dhe nën-paragrafin 2.1. të KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Më Shumë

Moti sot i vranët, temperaturat deri në -8 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së diel do të mbizotërojë mot me vranësira të shpërndara dhe me intervale...

Super derbi i rivalëve të vjetër

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, ku zhvillohet xhiroja e 18-të. Të mërkurën do të përballen Bashkimi me Borën, në...

Lajmet e Fundit