Në shkollën e mjekësisë “ Luciano Motroni” në Prizren, është mbajtur një aktivitet sensibilizues me nxënësit e kësaj shkolle dhe asaj ekonomike “ Ymer Prizreni”, me temën “ Të rinjtë përballë sigurisë në Prizren”.
Në organizim të Bibliotekës Ndërkomunale dhe këndit amerikan në Prizren, në bashkëpunim me drejtorinë e arsimit, policinë, prokurorinë, institucionët shëndetësore dhe shoqërinë civile, nga dita e hënë ka filluar aktiviteti “ Të rinjtë përballë sigurisë në Prizren”, pjesë e së cilit ishin nxënësit e shkollës së mjekësisë dhe asaj ekonomike në Prizren.
Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj- Kukaj, tha se ky organizim ka për synim rritjen e vetëdijesimit për më shumë siguri për të rinjtë tanë, që është një shqetësim i cili duhet të na preokupojë të gjithëve.
Psikiatri, Naim Fanaj,drejtor i Qendrës së Shëndetit Mental në Prizren, tha para nxënësve se ata në këtë moshë mund të përballen më shumë sëmundje, në radhë të parë të shëndetit mendor siç janë ankthi e depresioni, por është shqetësuese edhe përdorimi i substancave narkotike, theksoi ai.
Vesel Gashi nga Policia e Kosovës, tha se gjendja e sigurisë nëpër shkolla nuk është në nivelin e dëshiruar, dhe ne jemi angazhuar që përmes aktiviteteve të ndryshme, të ndikojmë për më shumë siguri. Ai tha se të rinjtë nuk duhet të jenë pre e situatave që ata të jenë viktima, por dhe shqetësues është fakti se ,nxënësit shpesh janë edhe në cilësinë e të dyshuarve për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit, Skender Susuri, tha se dikasteri që e drejton ai, ka kërkuar fuqizim të organëve të cilat mund të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së sigurisë nëpër shkolla, ndërsa kërkoi që në zgjidhjen e tyre të përfshihen edhe vet nxënësit, përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit, prindërit apo drejtuesit e shkollave.
Nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet me karakter informativo-vetëdijesues, e vlerësun të rëndësishëm këtë organizim, si dhe shprehen disa nga shqetësimet që ata i preokupojnë rreth temës së aktivitetit.
Ndryshe, kësilloj takime nga organizatorët do të mbahen edhe me 8 institucione të tjera shkollore në Prizren. Vlen të përmendet se, këtë vit , dy nxënëse të shkollës së mjekësisë kanë kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga dy katet e larta të dy objekteve banesore në Prizren./tvprizreni.info/