10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Aktorja Rebecca Balding ndërron jetë në moshën 73-vjeçare

Të hënën është ndarë nga jeta aktorja 73 vjeçare, Rebecca Balding.

Vdekja e saj është bërë e ditur pak ditë më vonë nga bashkëshorti i saj, aktori dhe regjisori James L Conway, në një deklaratë per revistën “People”.

71 vjeçari, Conway bëri të ditur se bashkëshortja e tij kishte shumë vite që luftonte me kancerin e vezoreve, derisa ndërroi jetë në shtëpinë e tyre në në Park City, Utah.

Ai gjithashtu kujton historinë se si dyshja u takuan më shumë se katër dekada më parë.

“Unë isha duke luajtur për filmin, ‘The Boogens’. Rebecca erdhi në audicion”, thotë ai. “Ne biseduam, ajo lexoi dhe kur u largova, unë iu drejtova producentit dhe bashkëpuntorëve të mi duke ju thënë se do të martohesha me këtë vajzë”.

Conway vazhdon rrëfimin duke treguar, “javën e parë të xhirimeve ne dolëm. Atë natë, të shtunën, ajo propozoi. Dhe katër javë më vonë, ndërsa ende po xhironim, ne u martuam. Sigurisht, askush nuk mendonte se do të zgjaste. Kjo ishte 41 vjet më parë”.

Rebecca Balding

E lindur në shtator të vitit 1948 në Little Rock, AR, Balding studioi aktrim në Universitetin e Kansasit. Ajo e filloi karrierën e saj në skenën e Çikagos përpara se të transferohej në Hollywood, ku shkoi për të fituar në dhjetëra seriale televizive.

Roli i saj i parë i madh ishte Carol David, nëna e fëmijës së Jodie Dallas në serialin ‘Soap’, duke u shfaqur në 19 episode midis viteve 1978 dhe 1980.

Ajo gjithashtu luajti role në shfaqje televizive si ‘The Bionic Woman’, ‘The Tony Randall Show’, ‘Barnaby Jones’, ‘The Rockford Files’, ‘Starsky&Hutch’ dhe ‘Supertrain’.

Roli i saj i fundit ishte si Elise Rothman, në serialin Charmed, të cilin ajo e luajti nga sezoni i katërt deri në sezonin e fundit.

Përveç Conway, Balding ka lënë pas vajzat e saj, Sarah dhe Kathleen, dhe nipërit e saj.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Nasheci drejt shndërrimit në pikë të rëndësishme turistike

Drejtori i Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, Adem Morina, ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës, rrugëve dhe...

Lajmet e Fundit