Akuzojnë Thaçin për aleancë me Gecin

Hashim Thaci ne shtepiNjë grup i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po kanë dyshime ndaj ish udhëheqësit politik të kësaj organizate, Hashim Thaçi. Ata po i shohin me dyshim sjelljet e vazhdueshme të shtetit të Kosovës dhe vetë kreut të saj Hashim Thaçit në raport me ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci.

Geci ka pranuar publikisht se është autor i vrasjes së njërit prej eprorëve të parë të UÇK-së, Abedin Rexhës – Sandokani. Veteranët në një letër që pritet t’ia drejtojnë Thaçit, përmendin edhe dy konflikte fizike të Gani Gecit me Gani Kocin dhe Xhavit Halitin.

Sipas tyre, pas këtyre veprave dhe pas tentimvrasjes të deputetit Azem Syla, Gani Geci nuk u ndoq nga drejtësia, por përfundoi në një odë të respektuar në Drenicë, ku me ftesë të kryeministrit Thaçi i cili ndërmjetësoi për pajtim. Sipas veteranëve, duke qenë nën besën e kryeministrit, Geci kreu edhe një krim duke e vrarë ish pjesëtarin tjetër të UÇK-së, Ruzhdi Shaqirin, i njohur me nofkën “Rudi”..

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Vërshimet në Rahovec, institucionet diskutojnë masat e reagimit

Përfaqësues të Komunës së Rahovecit morën pjesë në punëtorinë njëditore me temë “Vërshimet në Rahovec”, të organizuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent me mbështetjen...

Lajmet e Fundit