Alber Qovanaj nga Prizreni, vdes aksidentalisht në Çagllavicë të Prishtinës

Alber Qovanaj nga Prizreni ka humbur jetën në një aksident në Çagllavicë të Prishtinës.

Familjarët e të ndjerit kanë bërë të ditur se nesër do t’i jepet lamtumira e fundit më të dashurit të tyre.

Sipas njoftimit mortor,varrimi i tij, do të bëhet të dilën më 4 dhjetor me drektë në ora 12:00.

Dyshohet se aksidenti është shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Burime e Sinjalit njoftojnë se Qovanaj nuk ishte i vetëm në veturë, ai ishte në shoqërinë e shokut të tij.

Sipas informacioneve të para, shoku i të ndjerit është dërguar në gjendje të rëndë në QKUK.

Ndërsa, në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

Lajmet e Fundit