10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

FIFA planifikon të ndryshojë ‘rrënjësisht’ Kupën e Botës

Faza e grupeve e Katarit 2022 ka përfunduar dhe FIFA tashmë po mendon organizimin e Kupës së ardhshme të Botës, e cila do të mbahet nga tre kombe për herë të parë në historinë e saj, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika.

Turneu i cili është ende tre vjet e gjysmë larg do të ketë një rritje të numrit të ndeshjeve, arsyeja që thuhet se do të bëjë një shfaqje më të madhe dhe, padyshim, për të gjeneruar shumë miliona.

Për këtë qëllim, trupa botërore e futbollit planifikon të ndryshojë formatin e turneut për të pasur gjithsej 104 ndeshje gjatë gjithë kompeticionit.

32 skuadra në fazën eliminatore

Sipas britanikes “The Guardian”, FIFA do të ndryshojë idenë e saj fillestare për të pasur 16 grupe me nga tre skuadra secila, për një fazë shumë të gjatë prej 12 grupesh me katër ekipe secila, për të kaluar në një raund prej 32 skuadrash në fazën e eliminimit.

Aktualisht 32 skuadrat janë të ndara në 8 grupe me nga 4 skuadra, ku vendi i parë dhe i dytë i secilit grup kalojnë në fazën e 16-të.

104 ndeshje në total

Me këtë ndryshim, Kupa e Botës 2026 do të kishte gjithsej 104 ndeshje, 40 më shumë se ato të planifikuara për Katar 2022, duke përfshirë fazën e grupeve dhe kualifikueset.

Ndër ndryshimet e tjera sipas “The Athletic”, FIFA po konsideron që në rast të një barazimi në fazën e grupeve, ndeshjet do të përcaktohen më penallti për të nxjerr fituesin.

Ndarja e pikëve

Ideja e FIFA-s është që, në rast fitoreje, fituesi të merrte tre pike. Po tre pikë do të marre dhe skuadra e cila del fituese nga penalltitë gjatë fazës së grupeve.

Barazimi në kohën e rregullt të ndeshjes do i jepte skuadrave nga dy pikë. Ndërsa humbësi gjatë ndeshjes që shkon me penallti në grupe do të fitonte një pikë.

Sa vende do të ketë secila Konfederatë në Amerikën e Veriut 2026?

Botërori i ardhshëm do të japë 16 bileta më shumë se ato të dhëna deri më tani. Një nga Konfederatat më të fituara do të jetë CONCACAF, e cila përveç tre biletave direkte për pritësit, do të ketë edhe tre vende të tjera kualifikimi.

UEFA e Evropës do të rrisë numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 13 ne 16. CAF i Afrikës do të ketë nëntë bileta dhe një tjetër përmes play-off. CAF (Azi) do të ketë tetë bileta direkte.

CONMEBOL i Amerikës së Jugut do të ketë gjashtë bileta direkte dhe një përmes play-off. OFC i Oqeanisë do të ketë për herë të parë në histori një biletë direkte dhe një përmes play-off. /Albanianpost.com

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit